Ndërlidhjet

Daçiq: Thirrja për takimin në Beograd ka ardhur nga Prishtina


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiqi, ka deklaruar se nëse Serbia lejon që Hashim Thaçi të arrijë në Serbi, si ministër i jashtëm i Kosovës, atëherë do të shkilej politika shtetërore e saj ndaj Kosovës.

“Ai si ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës nuk mund të vijë në Serbi”, tha Ivica Daçiq, në intervistën për gazetën Politika, botimi i së dielës, dhe ka shtuar se “nëse këtë e lejojmë, ne e shkelim politikkën tonë shtetërore për Kosovën”.

Ai mëtutje, ka shprehur pakënaqësi që Hashim Thaçi, në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të rajonit, është paralajmëruar si ministër i Qeverisë së Kosovës pa yll.

“Kur unë kam shkuar në Graçanicë, kam shkuar si pelegrin, për shkaqe fetare dhe kam shkuar me thirrje të Thaçit”, tha Daçiq, dhe ka shpjeguar se ai “nuk e ka thirrur” Thaçin dhe, sipas tij, “situata është e qartë si kristali”.

Zoti Daçiq e ka përmendur rastin kur Aleksandar Vullinit, para do kohe, nuk i është lejuar shkuarja në Kosovë si ministër i punës në Qeverinë e Serbisë.

Duke iu referuar takimit të paraparë për 24 prill në Beograd, i cili mbahet me mbështetje të Ambasadës së Britanisë, e ku pritet të marrin pjesë ministrat e jashtëm nga Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Kosova, Ivica Daçiqi ka vlerësuar se ky është provokim dhe se askush nuk e ka njoftuar lidhur me këtë tubim.

Ai tha se “thirrja për këtë takim në Beograd i ka ardhur nga Prishtina”.

XS
SM
MD
LG