Ndërlidhjet

OKB: Qasje e kufizuar e femrave afgane në drejtësi


Pamje e një pjese të kryeqytetit Kabul në Afganistan
Pamje e një pjese të kryeqytetit Kabul në Afganistan

Kombet e Bashkuara thonë se qasja në sistemin e drejtësisë për femrat afgane, që vuajnë nga dhuna, duhet të forcohet.

Në një raport të publikuar sot, theksohet se vetëm 5% e 110 rasteve të shqyrtuara, ishin zgjidhur nëpërmjet sistemit të drejtësisë, që kanë rezultuar me ndjekje penale dhe dënim për keqbërësit.

Por, sipas raportit, një pjesë e madhe e ankesave të dhunës në familje, zgjidhen me ndërmjetësime, e jo nëpërmjet autoriteteve të drejtësisë.

Gratë shpeshherë e zgjedhin ndërmjetësimin për zgjidhjen e ankesave për dhunë, pjesërisht për shkak se nuk i besojnë sistemit të drejtësisë.

Garancitë kushtetuese për të drejta të barabarta dhe mbrojtje nga dhuna në familje, shumë rrallë zbatohen në praktikë në Afganistan.

XS
SM
MD
LG