Ndërlidhjet

Francë – Rusi, negociata për zgjidhjen e problemit të luftanijeve


Pamje e luftanijes franceze të tipit Mistral
Pamje e luftanijes franceze të tipit Mistral

Presidenti i Francës, Francois Hollande, thotë se po zhvillohen bisedime me Moskën, për të gjetur zgjidhje për dërgimin e njerës prej dy luftanijeve Mistral, shitja e të cilave është pezulluar.

Zoti Hollande deklaroi sot në Televizionin e Francës se “ne duhet të gjejmë zgjidhje për të dalë nga kjo krizë”.

Franca e ka shtyrë marrëveshjen në vlerë prej 1.2 miliard euro me Rusinë, vitin e kaluar, për shkak të aneksimit ilegal të Krimesë në Ukrainë dhe për përfshirje në krizën në pjesën lindore të Ukrainës.

Rusia ka thënë se do të kërkoj kthim të mjeteve për këto luftanije, nëse ato nuk u dërgohen. Kjo situatë i ka tensionuar raportet ndërmjet Moskës dhe Parisit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha javën e kaluar se ishte i dëshpëruar me refuzimin e Francës për dërgimin e luftanijeve, por theksoi se mungesa e tyre nuk i dëmton kapacitetet mbrojtëse të Rusisë.

Presidenti Hollande ka thënë se për këtë çështje do të diskutohet me Putinin, kur ata të takohen në Armeni, më 24 prill.

XS
SM
MD
LG