Ndërlidhjet

Huthi: Sauditët duan okupimin e Jemenit


Ilustrim
Ilustrim

Lideri i grupit militant shiit të Jemenit, Huthi e ka akuzuar Arabinë Saudite se po bën përpjekje për ta okupuar Jemenin dhe se Huthit nuk janë të gatshëm për kompromis megjithë bombardimet që koalicioni arab poikryen në këtë shtet që tri javë.

Qëllimi i Arabisë Saudite është “okupimi i këtij vendi, dhe vendosja e shtetit sërish nën këmbët dhe hegjemoninë saudite”, ka thënë Abdel Malek al Houthi.

Sulmet ajrore që po kryhen nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite deri më tash nuk kanë arritur që të ndalojnë përparimin e Huthit drejt zonave që ende kontrollohen nga forcat qeveritare.

XS
SM
MD
LG