Ndërlidhjet

Me test të ADN-së verifikohet vrasja e al Dourit


Ezzat al Douri

Ezzat al Douri

Një grup i milicisë Shiite të Irakut ka thënë mbrëmë se ka kryer testet e AND-së për të verifikuar vdekjen e Ezzat al Dourit,që dikur ishte krahu i djathtë i diktatorit Sadam Hysein.

Grupi Katain Hezbollah e ka publikuar një video ku shihen luftetarët e saj duke ia hequr rrobat trupit që besohet se i takonte Dourit.

Një nga pjesëtarët e këtij grupi i ka thënë Reuters, “ne jemi 100 % të sigurt që është fjala për Ezzat al Douri”, duke shtuar se trupi do i dorëzohet qeverisë të hënën.

Guvernatori i krahinës Salahuddin, ka thënë të premtën se Douri është vrarë gjatë një sulmi të kryer në zonën malore Hamrin.

XS
SM
MD
LG