Ndërlidhjet

Opozita fiton zgjedhjet në Finlandë


Kryeministri Alexander Stubb e ka pranuar humbjen
Kryeministri Alexander Stubb e ka pranuar humbjen

Partia opozitare në Finlandë është shpallur fitues i zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vend.

Me të gjitha votat e numëruara të zgjedhjeve që janë mbajtur dje, Partia e Qendrës ka fituar 49 vende në parlamentin finlandez që ka 200 ulëse.

Kryeministri konsverator, Alexander Stubb, e ka pranuar humbjen.

Partia e dytë në këto zgjedhje doli partia populiste “Partia e Finlandezëve” me 38 ulëse, parti kjo që njihet për politikat kundër emigrantëve.

Kjo parti kundërshton pakot e ndihmave për vendet e eurozonës në krizë derisa avokon largimin e Greqisë nga eurozona.

Fushata ka qenë e dominuar nga çështjet ekonomike duke u fokusuar në vendet e punës, ndërprerjen e benefiteve dhe rritjen e borgjit kombëtar.

XS
SM
MD
LG