Ndërlidhjet

Rusi: Vriten tre militantë të dyshuar islamik


Ilustrim
Ilustrim

Autoritet ruse kanë thënë se tre persona që dyshohet se ishin militant janë vrarë nga forcat e sigurisë në krahinën e Kaukazit verior të Dagestanit.

Disa media ruse kanë raportuar se të vrarët përfshijnë Aliaskhab Kebekov, liderin e Emiratit të Kaukazit, grupin kryesor të kryengritësve islamik, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Raportohet se luftimet kanë ndodhur në një fshat në jugperëndim të kryeqytetit, Makaçkala, ndonëse ende nuk është thënë zyrtarisht nëse luftimet kanë përfunduar.

XS
SM
MD
LG