Ndërlidhjet

Barcelonë: Sulm në një shkollë, vritet mësuesi


Pamje nga Barcelona - Arkiv
Pamje nga Barcelona - Arkiv

Një mësues është vrarë dhe katër persona të tjerë janë lënduar lehtë në sulmin e sotëm që është kryer në një shkollëtë Barcelonës.

Lajmi është raportuar nga Reuters mbështetur në njoftimin e policië spanjolle.

Kjo e fundit tregon se autori i dyshuar i sulmit ështëarrestuar.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se duket që i dyshuari ka përdorur shigjetë, edhepse kjo ende nuk është konfirmuar.

I njëjti nuk ka mundur të konfirmojë as raportimet e mediave vendore se sulmuesi është nxënës i shkollës në fjalë.

XS
SM
MD
LG