Ndërlidhjet

Hanover 96 ndahet nga trajneri pas 13 humbjeve


Ilustrim
Ilustrim

Ekipi gjerman i futbollit, Hanover 96 është ndarë sot nga trajneri, Tayfun Korkut pas humbjes me rezultatin 4:0 nga Bayer Leverkuzen.

Kjo ishte humbja e 13-të e ekipit , duke bërë që Hanover tani të detyrohet të luftojë për të mbetur në Bundesligën gjermane derisa ka edhe pesë ndeshje.

Turku 41 vjeçar i është bashkuar ekipit në janar të vitit të kaluar, ndërsa nuk e ka fituar asnjë ndeshje prej muajit dhjetor.

Ekipi gjerman ka njoftuar se trajneri i ri do të caktohet para ndeshjes të së shtunës kundër Hoffenheimit.

XS
SM
MD
LG