Ndërlidhjet

Bellorusi: Gazetari përballet me gjykatën për mungesë akreditimi


Kastus Zhukouski
Kastus Zhukouski

Një gazetar i Bellorusisë që punonte për një televizion polak është duke u gjykuar me dyshimin se ka punuar pa akreditim.

Kastus Zhukouski është thirrur sot për seancë dëgjimore në qytetin juglindor bellorus, Homel.

Presioni ligjor ndaj gazetarit në fjalë po ndodhë pasi ai ka intervistuar banorët e një fshati të afërt të qytetit të tij në lidhje me vështirësitë financiare të njerëzve të moshuar.

Kjo është hera e tretë që ai përballet me gjykatën belloruse.

Më 2 prill ai ishte dënuar me 375 dollarë ndërsa në dhjetor me 65 dollarë pasi punon pa akreditim zyrtar.

XS
SM
MD
LG