Ndërlidhjet

Rapp e takon Mustafën, zotohet për përkrahjen amerikane


Pamje nga takimi i sotëm në qeverinë e Kosovës
Pamje nga takimi i sotëm në qeverinë e Kosovës

SHBA do e ndihmojnë Kosovën në procesin e themelimit të Gjykatës Speciale e cila do të merret me krimet e supozuara të luftës së UÇK-së, është shprehur diplomati amerikan i ngarkuar me krimet e luftës, Stephen Rapp.

Kjo është thënë në komunikatën e zyrës së kryeministrit Isa Mustafa pasi ky i fundit e takoi diplomatin amerikan i cili po qëndron në Kosovë për të diskutuar rreth themelimit të Gjykatës e cila do merret me raportin për Kosovën të ish senatorit zvicran në Këshillin e Evropës, Dick Marty.

Njoftimi thotë se kryeministri Mustafa e ka informuar diplomatin amerikan me procesin në fjalë, ndërsa është zotuar se qeveria është e përkushtuar në kryerjen e këtij obligimi ndërkombëtar.

Më herët ambasadori Rapp është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

XS
SM
MD
LG