Ndërlidhjet

Cari i mirë, Cari i keq: Të ankuarit te Putini nuk funksionon çdoherë


Pensionisti rus Vassily Yerokhin ishte një nga të paktët që pati fatin që personalisht të shprehte ankesat e tij te presidenti Vladimir Putin, në telefonatën e tij vjetore me kombin, më 16 prill.

Duke thirrur nga rajoni Vladimir i Rusisë Qendrore, veterani i Luftës së Dytë Botërore u ankua rreth listave të gjatë të pritjeve për të marrë një banesë.

Ai tha se ai me bashkëshorten e vetë po jetojnë përkohësisht në një vendstrehim ushtarak në 64 vjetët e fundit, dhe e luti Putinin që të shpejtojë procesin.

Ditën pasuese, autoritetet në rajonin Yerokhin thanë se atij do t'i ofrohet banesa e tij personale deri në fund të muajit, pavarësisht se u ngritën dyshime rreth pjesëmarrjes së tij në luftë.

E përvjetshmja "Linjë Direkte", një emision televiziv katërorësh gjatë të cilave Putini u përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve rusë, është e koreografuar me kujdes të madh, për ta portretizuar atë si një lider dashamir, i cili shpërndan privilegj dhe urtësi me njerëz të zakonshëm -- duke u premtuar punëtorëve për t'i marrë pagat e papaguara apo duke ndihmuar një grua të marrë një këlysh për ditëlindje.

Në realitet, megjithatë, të ankuarit te Putini rrallëherë ka rezultat në Rusi. Në disa raste, ai edhe mund të hakmerret.

Nelly Sirotkina, një mësuese e fizikës, e pensionuar, nga qyteti jugor i Samaras, e di këtë nga përvoja -- kërkesat e saja të palodhshme për rritje të pensionit kanë rezultuar me një dënim.

Sirotkina ka thirrur në Linjën Direkte të Putinit vit pas viti, për të kërkuar rritje të benefiteve të pensionit gjithëkombëtar.

"Ai kishte urdhëruar një rritje të tillë të pensioneve njëherë, të gjithë ishin të lumtur, çdokush e kujton atë kohë", thotë ajo.

"Të lutem, mundohu të ngritësh të gjithë pensionet në mënyrë të barabartë. Do të ishte mbështetje e madhe për njerëzit, sidomos për ata që jetojnë në skamje".

"Pa përgjigje"

Pyetja e saj, ndoshta se ngjall diskutim të pakëndshëm të varfërisë së pensionistëve, përkundër sfondit të planeve aq të kritikuara për reformën e pensioneve, asnjëherë nuk u zgjodh.

Shuma pensionale e Sirotkinas është 125 dollarë për muaj, gjysma e së cilave shpenzohen në shërbime komunale.

Me inflacionin e përkeqësuar nga një ndalim rus në importet ushqimore nga disa vende perëndimore, ajo thotë se është e detyruar të mbijetojë në një dietë, vetëm me bukë dhe djathë.

Muajin korrik të vitit të kaluar, kjo pensioniste këmbëngulëse i shkroi letër Putinit dhe ia dërgoi në Kremlin përmes një ndihmësi të kryetarit të Samaras.

"Pa përgjigje", psherëtinë ajo.

Letra të dërguara te kryetari i Samaras, partisë në pushtet, dhe avokatit të popullit për të drejtat e njeriut dështuan të japin rezultate.

Tri javë pasi i kishte dërguar letër Putinit, ajo kishte marrë një shënim nga fondi pensional ku informohej se pagesat e saj mujore janë zvogëluar për 14 dollarë -- 10 për qind e të ardhurave të saj.

Fondi e akuzoi atë që në mënyrë "ilegale merr para të tjera" në pensionin e saj, duke përllogaritur vitet e kaluara në studim në universitet, derisa nuk punonte. Sirotkina insiston se legjislativi i Rusisë i lejon pagesa të tilla.

"Unë totalisht u shemba", thotë ajo.

Sirotkina, pa marrë parasysh është e përkushtuar të vazhdojë thirrjen e saj për pensione më të larta. Dhe për shkak se ajo thotë se nuk ka çfarë të humbas, kjo do të përfshijë dërgimin në pyetjeve të "bezdisshme" dhe nuk do të ndalet së telefonuari Putinin.

Përgatiti: Gresa Kraja
XS
SM
MD
LG