Ndërlidhjet

Komunitetet tjera kërkojnë përfaqësim në drejtësi ngjashëm me serbët


Ilustrim

Ilustrim

Deputetët nga radhët e komuniteteve jo serbe në Kuvendin e Kosovës kanë shprehur shqetësimet e tyre për përfaqësim joadekuat në gjyqësor me marrëveshjen për drejtësinë të arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tyre, kjo marrëveshje është favorizuese për serbët, por nuk parasheh një përfaqësim të njëjtë edhe për komunitetet tjera.

Këto shqetësime, ata i kanë shprehur gjatë takimit me zëvendësministrin e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Lirak Çelaj i cili raportoi para Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve në lidhje me Marrëveshjen për Drejtësinë, e cila i referohet funksionimit të gjyqësorit në komunat veriore të Kosovës.

“Me marrëveshjen për drejtësi të arritur më 10 shkurt 2015, fillon edhe integrimi i gjyqtarëve, prokurorëve të komunitetit serb në institucionet e drejtësisë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka sqaruar Çelaj.

Ai ka bërë me dije se hapi i parë për integrim ka filluar me shpallen e konkursit për 48 gjyqtarë dhe 15 prokurorë më datën 25 mars që do të jetë i hapur deri 25 maj 2015.

“Aktualisht në të gjitha nivelet gjyqësore nga gjithsej 312 gjyqtar kemi 6 gjyqtarë serbë, 9 gjyqtarë boshnjakë, 1 turk dhe dy romë”, ka theksuar Çelaj.

Megjithatë, deputetët nga komunitetet jo serbe janë ankuar se marrëveshja i fundit i favorizon serbët dhe nuk parasheh përfaqësim adekuat edhe të pakicave tjera.

XS
SM
MD
LG