Ndërlidhjet

Etiopia e konfirmon vrasjen e të krishterëve nga IS-i


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria e Etiopisë e ka konfirmuar se të 30 të krishterët që shihen duke u vrarë në Libi në një video që thuhet të jetë realizuar nga Shteti Islamik janë qytetarë të këtij vendi.

Qeveria etiopiane ka thënë sot se vendi do të mbajë zi për tre ditë për viktimat në fjalë.

Video e publikuar më 19 prill tregon një grup prej 12 burrave që iu hiqet koka nga militantët në plazh dhe një tjetër grup prej së paku 16 burrave që vriten me armë zjarri në një zonë të shkretëtirës.

Uashingtoni i ka quajtur vrasjet si “vrasje masive brutale”.

XS
SM
MD
LG