Ndërlidhjet

OKB dënon sulmin në Somali


Somali
Somali

Shtatë njerëz kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në një makinë të Kombeve të Bashkuara në Somali.

Fondacioni për Fëmijë i OKB-së ka bërë të ditur se katër pjesëtarë të stafit të tij janë në mesin e të vrarëve.

Sulmi ka ndodhur në qytetin Garove.

Grupi militant i Al Shababit ka marrë përgjegjësinë për të.

Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në Somali, Nicholas Kay, ka dënuar sulmin dhe është shprehur “i tmerruar” me humbjet e jetëve.

XS
SM
MD
LG