Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri, SHBA: Marrëveshje për partneritet strategjik


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka takuar sot në Uashington Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Kerry ka paralajmëruar se ata do të nënshkruajnë sot marrëveshjen SHBA-Shqipëri për partneritet strategjik.

Sipas tij, marrëveshja është përpjekje për të bashkëpunuar më ngushtë në luftën kundër terrorizmit dhe grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS).

"Shqipëria është një mike dhe partnere e fortë e NATO-s. Ajo bashkëpunon ngushtë me SHBA-në dhe me partnerët e tyre në një numër frontesh të ndryshme. Sot do të kemi kënaqësinë të nënshkruajmë marrëveshjen SHBA-Shqipëri për partneritetin strategjik, që është një përpjekje për të bashkëpunuar më plotësisht për interesin tonë të përbashkët lidhur me luftën kundër terrorizmit, për sigurinë në rajon, kundër ISIS dhe nisma të tjera”, ka thënë Kerry.

XS
SM
MD
LG