Ndërlidhjet

Maratona e Bostonit, masa të rrepta sigurie


Boston, 20 prill 2015.

Boston, 20 prill 2015.

Janë forcuar masat e sigurisë në Boston të Shteteve të Bashkuara, ku sot do të mbahet maratona e 119-të e qytetit.

Maratona me famë botërore ka qenë cak i sulmeve terroriste në vitin 2013, të cilat kanë lënë tre persona të vrarë dhe 264 të tjerë të plagosur.

Dzhokhar Tsarnaev, me prejardhje çeçene, është shpallur fajtor për sulmet në fillim të prillit.

Dhjetëra-mijëra vrapues dhe qindra-mijëra shikues pritet të marrin pjesë në maratonën e sotme.

Policia ka kërkuar nga spektatorët që të mos sjellin çanta të mëdha, duke thënë se ato do të kontrollohen.

XS
SM
MD
LG