Ndërlidhjet

logo-print

Ish zyrtari i zbulimit të Saddam Husseinit, prapa IS-it


Samir Abd Muhammad al-Khlifawi, ish zyrtar i zbulimit në Forcën Ajrore në kohën e Saddam Hussein, ishte prapa Shtetit Islamik, në kohën e pushtimit të jugut të Sirisë, thuhet në dokumentet e zbuluara nga revista gjermane Der Spiegel.

Der Spiegel, raportoi se 31 faqet e dokumenteve – duke përfshirë lista, agjenda organizative të shkruara me dorë – kanë përbërë një “plan” për vendosjen e kalifatit islamik në Siri. Spiegel raportoi po ashtu se i ka marrë dokumentet pas një kohe të gjatë të negociimeve me grupin rebel sirianë Tawhid Brigade.

Dokumentet ishin të fshehura në një shtëpi në Tal Rifaat në jug të Sirisë, që i takonin Khilawit, i cili më vonë ndërroi emrin në Haji Bakr. Pas vdekjes së tij në janar të vitit 2014, vetëm një faqe ishte marrë në Turqi në prill të atij viti.

Sipas Der Spiegel, Haji Bakr ishte pjesë e një partie të vogël paraprakisht, i dërguar nga IS-i prej Irakut në Siri në vitin 2012. Haji Bakr erdhi me një plan për të kapur sa më shumë territore të Sirisë, dhe nga atje pastaj të pushtojë Irakun.

Nën planin e Haji Bakrs, Shteti Islamik po ashtu ka rekrutuar militantë, por jo ndërmjet luftëtarëve të Irakut e Sirisë. Grupi vendosën t’i “bëjnë së bashku të gjithë radikalët e huaj, që kanë ardhur në këtë zonë nga vera e vitit 2010”.

Edhe pse raporti i Der Spiegel nuk përmend emrin e tij, njëri nga “çeçenët e testuar për beteja”, që u rekrutua nga IS-i në jug të Sirisë, ishte Tarkhan Batirashvili ose Umar al-Shishani.

Batirashvili dhe grupi i tij, kanë drejtuar qytezën Haritan në provicën jugore Aleppo, dhe kanë luftuar së bashku me militantët e Shtetit Islamik në zonat offensive, duke përfshirë bazën ajrore Menagh, afër kufirit me Turqinë.

Në vjeshtën e vitit 2013, sipas Spiegel, librat e IS-it numëruan 2,650 luftëtarë të huaj në Aleppo, shumica nga ta nga Tunizia dhe Arabia Saudite: çeçenët ishin prezent në shifra më të vogla.

Në një raport të gjetur në letrat e Haji Bakr, autori kishte listuar pretekstet që grupi mund të përdorë, për justifikimin e kapjes së fabrikave të mëdha të miellit në veri të Sirisë.

"Realiteti – të gjitha lehtësirat e rëndësishme si, furrat industriale, do të merreshin për t'u dërguar në kryeqytetin jo zyrtar të Kalifatit, Raqqa”, raportoi Der Spiegel..

Në mars të vitit 2014, dy muaj pas vrasjes së Haji Bakr, një grup i militantëve çeçenë, që luftonin pranë IS-it, ndihmuan për të marrë një hangar të grurit në një fshat të quajtur Sirin, afër Kobanit në jug të Sirisë.

Hangari i grurit mbahej nga Njësia e mbrojtjes së kurdëve. Burimet çeçene raportuan se arsyeja e marrjes së këtij hangari ishte se “ndihma ndaj popullatës paqësore të Shtetit Islamik (në zonat e kontrolluara nga IS-i) dhe gjenerimi i vendeve të reja të punës për myslimanët".

Përgatiti:Flandra Marmullaku
XS
SM
MD
LG