Ndërlidhjet

logo-print

Hyseni flet për "padrejtësinë" që po i bëhet Kosovës me vizat


Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, ka filluar sot një vizitë dyditore në Bruksel.

Në një njoftim për media të MPB-së thuhet se Hyseni ka takuar sot drejtorin e Press Klubit të Brukselit (Press Club Brussels-Evrope), Viktor Sidabras, dhe se u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe diplomatëve në këtë prezantim.

Në prezantimin e tij, ministri Hyseni ka folur për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, duke u ndalur në veçanti te luftimi i krimit dhe korrupsionit, luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e rendit dhe sigurisë.

Temë e veçantë në këtë takim me gazetarë dhe diplomatë ishte edhe liberalizimi i vizave dhe migrimi i parregullt i qytetarëve të Kosovës.

“Edhe kësaj radhe, ministri Hyseni nënvizoi se është e padrejtë që Kosova të vazhdojë të mbetet e izoluar nga e drejta e lëvizjes pa viza në zonën Schengen”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Hyseni ka takuar edhe eurodeputetin Tonino Picula, raportues i Parlamentit Evropian për Bosnjën dhe Kosovën.

XS
SM
MD
LG