Ndërlidhjet

Kina bën investime masive në Pakistan


Presidenti i Kinës, Xi Jinping, në Pakistan.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, në Pakistan.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka qëndruar sot në Islamabad, ku ka nënshkruar marrëveshje për investime në vlerë prej 46 miliardë dollarësh.

Fokus i këtyre mjeteve do të jetë ndërtimi i Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan, një rrjet ky i rrugëve, hekurudhave dhe tubacioneve midis dy vendeve.

Projektet do t’i japin Kinës qasje të drejtpërdrejtë në Oqeanin Indian dhe më gjerë.

Ato paraqesin një përparim madhor të planeve të Kinës, për të rritur ndikimin e saj ekonomik në Azinë Qendrore dhe Jugore.

Pakistani, në anën tjetër, shpreson se investimet do të rrisin ekonominë e tij.

XS
SM
MD
LG