Ndërlidhjet

logo-print

BE shpall planin e veprimit për migrantët e paligjshëm


Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Komisioni Evropian ka shpallur një plan të veprimit prej 10 pikash, i cili synon të frenojë valën e migrantëve të paligjshëm, të cilët bëjnë përpjekje të kalojnë Detin Mesdhe dhe të arrijnë në vende të BE-së.

Plani, i miratuar nga ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të BE-së në një takim urgjent në Luksemburg, synon të rrisë kontrollimin dhe regjistrimin e migrantëve që hyjnë në BE, sidomos në Greqi dhe Itali.

Ai po ashtu bën thirrje për më shumë operacione të shpëtimit për të ndihmuar njerëzit që transportohen nga trafikantët.

Mbi 700 migrantë besohet se kanë vdekur pasi anija e tyre është mbytur pranë ishullit italian të Lampedusës në natën midis 18 dhe 19 prillit.

Nëse vdekjet konfirmohen, kjo do të jetë tragjedia më e madhe e tillë në Detin Mesdhe.

XS
SM
MD
LG