Ndërlidhjet

SHBA ndihmon Ukrainën me afro 18 milionë $


Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Ukrainën me afro 18 milionë dollarë.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se nënpresidenti Joe Biden ka diskutuar për ndihmën financiare gjatë një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, shuma prej 17.7 milionë dollarësh do të përdoret për strehim, kuponë ushqimorë, ujë të pijshëm dhe higjienë në rajonet e prekura nga konflikti midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë.

Biden dhe Poroshenko po ashtu kanë mirëpritur përpjekjet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për të arritur armëpushim të përhershëm në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG