Ndërlidhjet

SHBA, aksion kundër “militantëve të dyshuar”


Flamuri i grupit militant të Shtetit Islamik - foto ilustruese

Flamuri i grupit militant të Shtetit Islamik - foto ilustruese

Gjykatat në Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendime kundër shtatë personave, shumica me origjinë somaleze, të cilët dyshohet se kanë bërë përpjekje për t’iu bashkuar grupeve militante islamike.

Në shtetin e Minestotës, gjashtë të rinj janë akuzuar për terrorizëm.

Të gjithë ata, të moshës 19 deri në 21 vjeç, thuhet se kanë bërë përpjekje që t’i bashkohen organizatës së Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Prokurorët amerikanë kanë thënë se ata janë ndaluar që të udhëtojnë jashtë vendit nga hetuesit federalë dhe se janë arrestuar më 19 prill në San Diego të Kalifornisë.

Prokurorët po ashtu kanë thënë se IS-i ka nisur të rekrutojë të rinj nga komunitetit somalez në Minestotë në vitin 2013.

Minesota strehon popullsinë më të madhe somaleze në SHBA.

Në një rast të ndarë, Marcos Alonso Zea nga Nju Jorku, i cili është arrestuar në vitin 2013 dhe është penguar nga shkuarja në Jemen, është dënuar me 25 vjet burgim, pasi është shpallur fajtor për sigurimin e mbështetjes materiale për Al Kaidën në Gadishullin Arabik.

XS
SM
MD
LG