Ndërlidhjet

EULEX konfirmon lirimin e dy të pandehurve në rastin Zymberi


Ilustrim

Ilustrim

Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar sot se trupi gjykues, i përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ka shpallur të hënën aktgjykimin për lëndën penale Pnr. 59/2014.

Kjo lëndë ka të bëjë me vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, më 26 korrik, 2011, gjatë sulmit kundër kolonës së automjeteve të Policisë së Kosovës.

“Gjykata i shpalli dy të akuzuarit të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës sepse nuk është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se ata i kanë kryer, në bashkë-kryerje, këto vepra penale: Vrasje e rëndë, Tentim-vrasje e rëndë, Mbajtja në pronësi, Kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, Rrezikimi i trafikut publik me anë të veprimeve apo mjeteve të rrezikshme, Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, Pjesëmarrja në turmë e cila kryen vepër penale. Ky është procesi i parë nga tri proceset gjyqësore të cilat aktualisht janë duke u zhvilluar në lidhje me vdekjen e z. Zymberi, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

XS
SM
MD
LG