Ndërlidhjet

Ngrihen akuzat kundër kapitenit të anijes që u mbyt në Mesdhe


Itali - foto arkivi
Itali - foto arkivi

Kapiteni tunizian i anijes që është mbytur të dielën në ujërat e Mesdheut, duke lënë të vdekur qindra migrantë, është akuzuar për vrasje të shumëfishtë, kanë bërë të ditur autoritetet italiane.

Ai, së bashku me një anëtar të ekuipazhit, është akuzuar po ashtu për favorizimin e migracionit të paligjshëm.

Të dy ata janë në mesin e 27 të mbijetuarve që kanë arritur në Sicili të hënën vonë.

Mbi 700 migrantë besohet se kanë vdekur pasi anija e tyre, e cila është nisur nga Libia, është mbytur pranë ishullit italian të Lampedusës në natën midis 18 dhe 19 prillit.

Bashkimi Evropian ka shpallur të hënën një plan të veprimit, i cili synon të frenojë valën e migrantëve të paligjshëm nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të cilët bëjnë përpjekje të kalojnë Detin Mesdhe dhe të arrijnë në vende të BE-së.

XS
SM
MD
LG