Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës kundër policisë afgane


Afganistan

Afganistan

Tre njerëz janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim pranë një stacioni të policisë në jug të Afganistanit.

Zëdhënësi i qeverisë provinciale, Samim Khpalwak, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në qytetin Kandahar, që është kryeqytet i provincës me të njëjtin emër.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Kandahari është qendra e kryenrgitjes talibane, ndërsa qyteti ka qenë kryeqytet i regjimit të ekstremistëve në periudhën 1996-2001.

XS
SM
MD
LG