Ndërlidhjet

Pasaporta e Kosovës, më e pafuqishmja në rajon

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Kompania këshilldhënëse financiare amerikane Arton Capital, ka krijuar një databazë hulumtimi për fuqinë që pasaporta e një vendi ka në botë.

Radhitja tregon se cila pasaportë i ofron bartësit mundësinë të udhëtojë në shtete të ndryshme të botës, pa pasur nevojë për vizë ose duke u pajisur me të, me të arritur në destinacion.

Vendet e zhvilluara në aspektin demokratik dhe ekonomik janë larg më së miri në të dhënat e fundit.

Vendin e parë e ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, pasaportat e të cilave u japin qytetarëve qasje në 147 vende.

Pasaporta e Serbisë mban vendin e 31-të dhe ofron qasje në 104 vende. Ajo e Maqedonisë në vendin e 33-të, me qasje në 101 vende, kurse e Bosnjë e Hercegovinës në vendin e 38-të, duke ofruar qasje në 94 vende.

Pasaporta e Shqipërisë ndërkaq gjendet në vendin e 40, me qasje për bartësit e saj në 91 vende.

Pasaporta e Kosovës ka radhitjen më të ulët, mban vendin e 76-të dhe ofron qasje vetëm në 41 vende. Vendi i 80-të shënon radhitjen më të dobët.

Klikoni këtu për të parë fuqinë e pasaportave botërore. (a.v.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG