Ndërlidhjet

Dhuna në Jemen, qysh në fund të muajit mars, ka lënë 947 persona të vrarë dhe 3,487 të plagosur, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Agjencia për shëndet e OKB-së ka thënë se shifrat vijnë nga qendrat shëndetësore në Jemen, porse numrat e vërtetë ka gjasa të jenë më të lartë, pasi shumë njerëz nuk shkojnë në spitale për trajtim.

Në Jemen, forcat pro-qeveritare po luftojnë rebelët shiitë Huthi që kanë marrë kontrollin e shumë territoreve, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

Arabia Saudite dhe një koalicion i aleatëve të saj arabë janë duke kryer sulme ajrore në Jemen, në përpjekje për të ndaluar avancimin e rebelëve.

XS
SM
MD
LG