Ndërlidhjet

Jahjaga i kërkon homologut bullgar mbështetje për vizat


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev.

Në konferencën për gazetarë, Jahjaga ka bërë të ditur se ka kërkuar nga homologu bullgar mbështetje për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, në përputhje me të drejtën e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit.

“E kam siguruar presidentin se në bazë të kërkesës sime, brenda pak javësh, institucionet e vendit do t’i përmbushin të gjitha kriteret teknike, për t’i hapur rrugë procesit të liberalizimit të vizave”, ka thënë Jahjaga.

Plevneliev, në anën tjetër, ka vlerësuar lart dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit për normalizim të marrëdhënieve.

“Projekti evropian mund të përfundohet atëherë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e familjes evropiane. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të garantojnë paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet. Paqja arrihet me ndërmarrje dhe parime që janë të barabarta për të gjithë. Paqja arrihet kur shohim vetëm përpara dhe jo mbrapa, kur kemi shoqëri moderne në rajon, kur integrohemi, kur lidhemi njëri me tjetrin”, ka thënë Plevneliev.

Ai po qëndron për vizitë dyditore në Kosovë.

XS
SM
MD
LG