Ndërlidhjet

Gjermani: Fillon gjykimi i nazistit, Groening


Ish oficeri nazist, Oskar Groening

Ish oficeri nazist, Oskar Groening

Një ish oficer nazist i kampeve të vdekjes po përballet me gjykatën me akuzën se ka qenë ndihmës në vrasjen e 300 mijë hebrenjëve hungarezëv që ishin dërguar në dhomat e gazit në Aushvic.

Oskar Groening, 93 vjeçar, e ka pranur se ai ka “fajësi morale” dhe e ka pranuar se ai e ka ditur rreth vrasjes me gaz të hebrenjëve që kanë ndodhur në mes të muajve maj dhe korrik në vitin 1944.

“Unë kërkoj për falje” i ka thënë Groening gjykatës.

Procesi kundër tij po mbahet në qytetin verior gjerman, Lueneburg, derisa në gjykatë ndodhen të pranishëm 70 të mbijetuar të holokaustit dhe familjar të tyre.

Duke e pasur parasysh moshën e shumicës së gjermanëve të dyshuar për krime lufte, Groening pritet të jetë në mesin e personave të fundit që do përballen me drejtësinë, 70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG