Ndërlidhjet

logo-print

Ndëshkohet Rusia për vrasjen e adoleshentit moldav


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata kryesore evropiane e ka urdhëruar Rusinë që të paguaj për vrasjen e një adoleshenti moldav në vitin 2012.

Vadim Pisari, ishte 18 vjeç kur u vra më 1 janar të vitit 2012 derisa kalonte me makinë urën në një pjesë separatiste të Moldavisë ku janë të stacionuar ushtarë rusë, moldavë.

Pisari nuk kishte arritur që të ndalonte makinën te një pikë kontrolli.

Një ushtar rus fillimisht gjuan në ajër dhe më pas drejt veturës së Pisarit.

Mirëpo, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka thënë sot se “vendimi i ushtarit që të gjuaj në drejtim të një makine në lëvizje” nuk arsyetohet.

Rusia detyrohet të paguaj 25 mijë euro dëme dhe rreth 5500 euro shpenzime ligjore për familjen e viktimës.

XS
SM
MD
LG