Ndërlidhjet

SHBA të shqetësuar me dënimin e Morsit


Marie Harf

Marie Harf

Departamenti amerikan i shtetit ka shprehur shqetësim për dënimin me 20 vjet burg për ish presidentin islamist egjiptian, Mohamed Morsi.

Zëdhënsja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf ka thënë se Uashingtoni do e “rishikojë bazën” e vendimit të gjykatës duke shtuar se “të gjithë egjiptianët kanë të drejtë për trajtim të drejtë dhe të barabartë para ligjit”.

Gjykata Penale e Kajros e ka dhënë këtë verdikt për Morsin me akuzën për arrestimin dhe torturimin e demonstruesve kundër pushtetit të tij në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG