Ndërlidhjet

logo-print

Përfundon fushata ajrore sunite në Jemen


Ilustrim

Ilustrim

Arabia Saudite thotë se fushata ajrore kundër rebelëve shiit Huthi në Jemen ka përfunduar, dhe se tash fillon një fazë e re e operacioneve që do të fokusohet në siguri, kundërterrorizëm, dërgim të ndihmave dhe zgjidhje politike të konfliktit në Jemen.

Zëdhënësi i ushtrisë saudite, gjeneral brigade, Ahmed Asseri, ka thënë sonte se fushata i ka arritur qëllimet e saj në Jemen duke udhëhequr 10 shtete sunite arabe kundër Huthit.

Por, ai ka thënë se koalicioni saudit mund të “vazhdojë të parandalojë luftëtarët Huthi që të lëvizin” brenda Jemenit.

Marina e Shteteve të Bashkuara ka dërguar një aeroplanmbajtëse dhe një anije me raketa drejt Jemenit.

Luftanija USS Theodore Roosevelt dhe anija përcjellëse janë dërguar nga Gjiri në Detin Arabik.

XS
SM
MD
LG