Ndërlidhjet

Kerry: Çështja e Qipros kërkon me ngulm zgjidhje


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë të martën se ndarja e Qipros po kërkon me ngulm për një zgjidhje ndërkombëtare ndërsa progresi në bisedimet për paqe është i mundshëm këtë vit.

Gjatë takimit me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në Departamentin e Shtetit në Uashington, Kerry ka thënë se “ne besojmë që palët mund të arrijnë progres të vërtetë dhe të qëndrueshëm gjatë këtij viti”.

Qipro është ndarë pas okupimit ushtarak turk në vitin 1974, e cila e shtypi grusht shtetin grek.

Deri më tash, vetëm Turqia e ka njohur republikën e Qipros turke, ndërsa komuniteti ndërkombëtar e njeh si legjitime vetëm qeverinë në Nikozi.

XS
SM
MD
LG