Ndërlidhjet

SHBA nuk e përdor termin gjenocid për armenët e vrarë nga Osmanët


Ilustrim

Ilustrim

Shtëpia e Bardhë nuk e ka përdorur termin “gjenocid” për të përshkruar masakrën e armenëve etnik në Perandorinë Osmane, dy ditë para se të shënohet 100 vjetori i kësaj tragjedie.

Përmes një komunikate, Shtëpia e Bardhë ka thënë se shefi i kabinetit Denis McDonough dhe zëvendëskëshilltari i sigurisë, Ben Rhodes, janë takuar me liderët e armenëve amerikanë, me të cilët është diskutuar rëndësia e nderimit të 1.5 milionë jetëve të humbura gjatë asaj periudhe të tmerrshme.

Mospërdorimi i termit gjenocid ka zemëruar armenët e Amerikës.

Vrasja dhe deportimi i 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane në vitin 1915 nga shumë historianë dhe disa shtete konsiderohet si gjenocid.

Turqia e kundërshton këtë duke thënë se shumë më pak armenë kanë vdekur se sa thuhet.

XS
SM
MD
LG