Ndërlidhjet

logo-print

Diamanti ‘i përkryer’ shitet për mbi 22 milionë dollarë


Ilustrim

Ilustrim

Një diamant 100 karatësh është shitur për mbi 22 milionë dollarë në New York.

Guri i çmuar, i nxjerrë në Afrikën e Jugut, është blerë nga një person që ka dashur të mbetët anonim, vetëm tre minuta pas hapjes së ankandit.

Shtëpia e ankandeve, Sotheby’s në New York ka thënë se guri i çmuar konsiderohet të jetë “i përsosur”.

Është dashur mbi një vit që ky diamant të pritet, të shkëlqehet dhe të përsoset.

Megjithatë, rekordin në vlerën e shitjes së një diamanti e ka guri i çmuar i shitur për 46 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG