Një gjykatës amerikan ka lejuar që një grup pro Izraelit të shpërndajë një reklamë nëpër autobusët urbanë të qytetit të New Yorkut, që i referohet vrasjes së hebrenjve nga muslimanët.
Në vendimin e bërë publik më 21 prill, gjykatësi John Koeltl, ka thënë se reklama është e lejueshme sipas Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane, e cila e mbron lirinë e shprehjes dhe liritë e tjera.
Ai ka thënë se e ka parasysh paralajmërimin e Autoritetit të Transportit të New Yorkut, se reklama mund të nxis dhunë, por një reklamë e njëjtë u lejua në vitin 2013 pa u shkaktuar ndonjë incident.
Rasti ka shkuar në gjykatë pasi Autoriteti i Transportit të New Yorkut kishte refuzuar lejimin reklamës që thoshte “Vrasja e hebrenjve është adhurim që na ofron me Allahun”.