Ndërlidhjet

Talibanët njoftojnë për ofensivën e re


Ilustrim
Ilustrim

Talibanët e Afganistanit kanë njoftuar se më 24 prill do të nisin një ofensivë pranverore.

Përmes një komunikate të dërguar mediave nëpërmjet postës elektronike, talibanët njoftojnë se “ofensiva do të nisë më 24 prill me emrin ‘Azm’ (përkushtim) në orën 5 të mëngjesit”

Caku kryesor i kësaj ofensive do të jenë “okupatorët e huaj, veçanërisht bazat ushtarake.”

Forcat e sigurisë së Afganistanit janë duke luftuar kundër talibanëve pas tërheqjes së shumicës së forcave të huaja nga ky vend.

Misioni i ri i NATO-s, i nisur më 1 janar, përqendrohet kryesisht në trajnimin e forcave afgane të sigurisë.

XS
SM
MD
LG