Ndërlidhjet

Jemen: Sulmi me dron vret militantë të dyshuar të Al Kaidës


Ilustrim
Ilustrim

Një sulm me aeroplan pa ekuipazh ka vrarë pesë persona që dyshohet se janë pjesëtarë të Al Kaidës, në qytetin jugor të Jemenit, Mukalla, raporton Reuters.

Shtetet e Bashkuara e kanë konfirmuar përdorimin e droneve në Jemen kundër Al Kaidës në gadishullin Arabik, të cilën e konsiderojnë si një nga degët më aktive të grupit militant sunit islamik.

Mirëpo, SHBA-të nuk komentojnë sulme individuale dhe ende nuk është e qartë se droni i cilit shtet e ka realizuar sulmin.

XS
SM
MD
LG