Ndërlidhjet

logo-print

Një stuhi e fuqishme që e ka përfshirë shtetin lindor indian, Bihar ka marrë jetën e së paku 33 personave ndërsa janë shkatërruar edhe të mbjella dhe ndërtesa, raporton AFP.

Numri i viktimave ka mundësi të rritet ndërkohë.

Mijëra objekte banimi të ndërtuara dobët, prona të banorëve të varfër të zonës janë shkatërruar në tërësi, raportojnë mediat indiane derisa nëpër rrugë shihen telat e këputur të energjisë elektrike.

Zyra e parashikimit të motit në Indi ka thënë se stuhia ka arritur shpejtësi deri në 65 km në orë kur e ka goditur shtetin e Biharit.

Stuhi të tilla janë të zakonshme në pjesë të Indisë, para të reshurave të mëdha që rregullisht shkaktojnë dëme të mëdha dhe marrin shumë jetë njerëzish.

XS
SM
MD
LG