Ndërlidhjet

SHBA e paralajmëron Iranin për Jemenin


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se qeveria amerikane e ka paralajmëruar Iranin kundër dërgimit të armatimit në Jemen që do të mund të përdorej kundër trafikut ujor në rajon.

“Ne kemi qenë shumë të drejtpërdrejt me ta”, ka thënë Obama gjatë intervistës për televizionin amerikan, MSNBC.

Këto komente Obama i ka bërë derisa raportohet se anije iraniane mund të jenë rrugës për t’iu dërguar armatim rebelëve shiit në Jemen.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se anijet amerikane që bartin aeroplanë luftarakë janë nisur drejt ujërave të bregdetit jemenas për të siguruar transportin ujor në Gjirin e Adenit dhe Detin e Kuq.

XS
SM
MD
LG