Ndërlidhjet

Jacobson: Rajoni bashkërisht të luftojë krimin dhe terrorizmin


Tracey Ann Jacobson
Tracey Ann Jacobson

Krimi i organizuar ndërkufitar, migrimet dhe pjesëmarrësit në luftërat e huaja, mbeten shqetësuese për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar sot ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.

Këto komente ajo i ka bërë gjatë konferencë në Pishtinë, të organizuar nga Programit Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale [ICITAP], e cila funksionon në kuadër të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Në konferencë po marrin pjesë drejtorët e përgjithshëm të policive nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Maqedonia.

"Në këtë rajon, në veçanti shqetësuese mbetet çështja e krimit të organizuar ndërkufitar, ajo e migrimimeve të paligjshme... Së fundi, janë shqetësuese po ashtu edhe tendencat e luftëtarëve pjesëmarrës në luftërat e huaja në Siri dhe Irak për t'u kthyer në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekja për joshjen e të rinjve me ideologjitë ekstremiste", ka deklaruar Jacobson.

E vetmja mënyrë që parandalon, por edhe i lufton këto krime komplekse, ka thënë ambasadorja amerikane, është bashkëpunimi ndërshtetëror në rajon, siç ishte organizimi i këtij programi. Për këtë qëllim, ajo tha se në takim po marrin pjesë edhe ekspertët nga Byroja Federale e Hetimeve [FBI], të cilët do t'u ofrojnë krerëve të policisë dhe prokurorive të shteteve të rajonit përvojat e tyre për ballafaqimin me krime të tilla.

* Kronikën e plotë nga punimet e kësaj konference mund ta lexoni gjatë ditës...

XS
SM
MD
LG