Ndërlidhjet

Rusi: Grevë e re e punonjësve për vonesa në rroga


Ilustrim
Ilustrim

Njëzet punonjës të një objekti që Rusia po e ndërton për lansime në hapësirë kanë nisur grevë urie duke kërkuar pagat që ende nuk i kanë marrë.

Grevistët thonë se punonjësi i tyre, kompania e ndërtimit, ‘Stroiindustriya’ iu ka borgj rreth 300 mijë dollarë, 311 punonjësve.

Punonjësit kanë mbajtur disa greva urie gjatë javëve të fundit, disa prej të cilëve kanë vizatuar mesazhe nëpër kulme ku thuhej “ku janë rrogat tona?”, derisa kërkohet ndërhyrje prej presidentit rus, Vladimir Putin.

Putini ndërkaq ka premtuar se të gjitha rrogat do të paguhen shumë shpejtë.

Drejtori i kompanisë që iu ka borgj grevistëve është arrestuar gjatë këtij muaji pas nisjes së një hetimi.

Në këtë projekt janë të punësuar mbi 5700 persona, ndërsa vet projekti është karakterizuar nga vonesa dhe dyshime për korrupsion.

XS
SM
MD
LG