Ndërlidhjet

Francë: Evitohet sulmi në kisha


Ministri i brendshëm francez, Bernard Cazeneuve
Ministri i brendshëm francez, Bernard Cazeneuve

Ministri i brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka thënë se është arrestuar një person me dyshimin se planifikonte që të kryente një sulm ndaj një apo dy kishave në Paris.

Sipas ministrit francez, 24 vjeçari që është arrestuar më 19 prill, ka qenë i njohur për shërbimin e inteligjencës së Francës për dëshirën që t’iu bashkohet xhihadistëve në Siri.

“Disa armë lufte, granate dore, municion, jelekë anti plumb dhe kompjuterë dhe pajisje telefonash janë gjetur në shtëpinë dhe veturën e tij”, ka thënë Cazeneuve.

Ky arrestim është bërë tre muaj pasi ekstremistët islamik kanë vrarë 17 persona brenda 3 ditësh në një dhunë që e përfshiu tërë rajonin e kryeqytetit francez, Paris.

Ministri Cazeneuve gjithashtu ka thënë se personi i arrestuar dyshohet se qëndron edhe para vrasjes së një gruaje në Paris gjatë fundjavës, por nuk ka pranuar të jap detaje.

XS
SM
MD
LG