Ndërlidhjet

Saleh e përshëndet ndalimin e bombardimeve në Jemen


Ish presidenti jemenas, Ali Abdullah Saleh
Ish presidenti jemenas, Ali Abdullah Saleh

Ish presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh e ka mirëpritur dhënien fund të sulmeve ajrore në vendin e tij të koalicionit që udhëhiqej nga Arabia Saudite, raporton Reuters.

Koalicioni i vendeve sunite ka kryer për katër javë sulme ajrore ndaj caqeve të grupit rebel shiit, Huthi që e përkrahin Salehun.

Ish presidenti Saleh ka bërë thirrje për rinisjen e dialogut politik për ta nxjerrë vendin nga trazirat.

“Ne shpreojmë që të gjithë do t’i kthehen dialogut për të zgjidhur dhe trajtuar të gjitha çështjet”, ka thënë Saleh në mesazhin e postuar ne rrjete sociale.

XS
SM
MD
LG