Ndërlidhjet

Lavrov: Na intereson Ukraina neutrale


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se uniteti dhe neutraliteti i Ukrainës është në interes të Rusisë.

Në një intervistë dhënë sot radiove moskovite, Lavrov ka thënë se është “në interesin tonë që të mos ndahet Ukraina; është në interesin tonë që ta mbajmë atë neutrale, para së gjithash në aspektin politiko-ushtarak”.

Lavrov ka shtuar se Rusia dëshiron që “Ukraina të jetë në paqe dhe e qetë” dhe të mos “copëtohet” nga disa vende evropiane.

Lavrov ka thënë se SHBA-të janë duke e përdorur krizën në Ukrainë që të arrijë “qëllimet e saj strategjike” për të “penguar zhvillimin e marrëdhënieve me BE-në, veçanërisht me Gjermaninë”.

XS
SM
MD
LG