Ndërlidhjet

logo-print

BE, akuza kundër Gazpromit për monopol


Komisionerja evropiane, Margrethe Vestager

Komisionerja evropiane, Margrethe Vestager

Kompania shtetërore ruse e gazit, Gazporm, e ka hedhur poshtë akuzën e Bashkimit Evropian se është duke abuzuar me pozitën dominuese të saj në treg, duke thënë se akuzat evropiane janë të “pabaza”.

Përmes një komunikate, Gazprom ka thënë se ata “iu përmbahen në mënyrë strikte të gjitha normave të ligjit ndërkombëtar dhe ligjit kombëtar” në vendet ku operon.

Reagimi është bërë disa orë pasi rregullatorë kundër monopolit në BE e kanë akuzuar Gazpromin për praktika jo të drejta të tregut në tetë vende të Evropës Qëndrore dhe Lindore.

Komisionerja evropiane kundër monopolit, Margrethe Vestager përmes një komunikate të sotme ka thënë: “ne besojmë Gazpromi ka ndërtuar pengesa artificiale që pamundëson qarkullimin e gazit nga disa vende të Evropës Qëndrore dhe Lindore te disa vende të tjera, duke pamundësuar garën ndër-kufitare”.

"Gazpromi është dominues në të gjitha këto tregje, Estoni, Letoni, Lituani, Poloni, Republikën Çeke, Slovaki, Hungari dhe Bullgari. Në disa nga këto tregje, Gazpromi është i vetmi furnizues i gazit ndërsa ne dyshojmë që Gazpromi është duke abuzuar me pozitën e saj dominuese”, vlerëson komisionerja Vestager.

Deklarata e Vestager kundër Gazpromit që është furnizuesi kryesor i energjisë në Evropë është bërë dy vjet pasi Brukseli ka nisur hetimin e kësaj kompanie.

Gazpromi tani ka 12 javë kohë që të reagojë ndaj akuzave të bëra nga BE-ja.

XS
SM
MD
LG