Ndërlidhjet

Thaçi merr pjesë në samitin e Bërdos


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Me ftesë të homologut të tij slloven, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, ka udhëtuar për në Slloveni për të marrë pjesë në samitin e Bërdos, ku nesër do të takohen ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, së bashku me ministrin e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe atë të Italisë.

Në samitin vjetor të Bërdos do të diskutohet për perspektivën evropiane të shteteve të rajonit, por edhe për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar.

Në samit do të marrë pjesë komisionari për politika evropiane të fqinjësisë dhe zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn.

XS
SM
MD
LG