Ndërlidhjet

7.5 vjet burg për aktivistin azerbajxhanas


Azerbajxhan
Azerbajxhan

Një aktivist i shquar i të drejtave të njeriut në Azerbajxhan, Intiqam Aliyev, është dënuar me 7 vjet e gjysmë burg.

Gjykata për Krime të Rënda në Baku e ka shpallur atë fjator për evazion fiskal, sipërmarrje të paligjshme dhe abuzim me detyrën.

Në dëshminë e tij para se të shpallej dënimi, Aliyev ka thënë se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.

Ai ka thënë se është ndjekur penalisht në shenjë hakmarrjeje, pasi ka dërguar mbi 200 raste në Gjykatën Evropian për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Aliyev është arrestuar në muajin gusht.

Ai është njëri nga disa aktivistë, gazetarë dhe kritikë të qeverisë që janë arrestuar vitin e kaluar për shkak të mospajtimeve me autoritetet.

XS
SM
MD
LG