Ndërlidhjet

Kryeministri i Zelandës së Re i tërhiqte flokët kamarieres


Kryeministri i Zelandës së Re, John Key.

Kryeministri i Zelandës së Re, John Key.

Kryeministri i Zelandës së Re, John Key, i ka kërkuar falje një gruaje, e cila punon në një kafene në qytetin Aukland, për shkak se i ka tërhequr flokët.

Kamarieria ka shkruar në një blog se ai i ka tërhequr bishtin e flokëve disa herë, edhe pasi i ka kërkuar të mos e bëjë një gjë të tillë.

Zyra e Key ka thënë se veprimet e tij kanë qenë thjesht “gazmore” dhe ai ka kërkuar falje.

Kamarieria ka shkruar në Daily Blog se tërheqja e flokëve ka nisur gjatë fushatës zgjedhore nëntorin e kaluar, kur Partia Kombëtare e Key është rizgjedhur.

XS
SM
MD
LG